Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizrenit, bashkë edhe me avokatin Tom Gashi, do të prezantojnë sot Institutin e Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Deharit.
Ata do të flasin në një konferencë për media, e cila do të mbahet në zyrën e avokatit Gashi, duke filluar nga ora 12:00.
Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2016, ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin Dehari
-
Nesër protestë për Astrit Deharin
-
4 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, familja e VV-ja kërkojnë të zbardhen rrethanat e vdekjes
-
Ekspertët zviceranë të mjekësisë ligjore për rastin Dehari, nesër në Kosovë
-
Gashi: Janë paraqitur dëshmitarë të rinj në rastin Dehari