Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Nesër, në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, realizon ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).

Nisja bëhet në ora 10:30 nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti. Ecja realizohet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë Ecjes, lepuroshi i projektit bashkërisht me të gjithë fëmijët-nxënësit, do ta këndojnë LIVE këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Këngën e gjeni në vazhdim: https://www.youtube.com/watch?v=v6Hy7YYLI2c

Po ashtu, lepuroshi i projektit, bashkërisht me dentistët dhe studentët e drejtimit të Stomatologjisë, si dhe me ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve të cilësisë së lartë “Curaprox”. Gjatë kësaj kohe, do të jepen edhe mesazhet edukuese e promovuese për Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral.

Ky është viti i pestë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).