Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dita ndërkombëtare e lumturisë dhe ajo e shëndetit oral

​Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën Ditën ndërkombëtare të Lumturisë.

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

20 marsi është po ashtu edhe dita e parë e pranverës.

Ndërsa, në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, sot përmes aktiviteteve shënohet Dita ndërkombëtare e shëndetit oral.

Me këtë rast në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” nxënësit do të recitojnë poezi për shëndetin oral, ndërsa do të realizohet edhe ecja e katërt me radhë “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Ecja realizohet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ndërsa nisja bëhet në orën 10:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti“ deri te sheshi “Ibrahim Rugova”. Gjatë ecjes, të gjithë fëmijët e nxënësit do ta këndojnë live këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Edhe Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë Kuriozitet Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Po ashtu, do të publikohen rezultatet e hulumtimit mbi gjendjen e shëndetit oral te fëmijët e nxënësit e grup-moshave dy deri në 14-vjeç, të realizuar nga dentisti Xheladin Ujkani, i cili do të dalë me rekomandime e këshilla drejtuar prindërve e fëmijëve, por edhe institucioneve parashkollore e fillore.

Ky është viti i gjashtë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga MASHT, MSH, MMPH dhe MKRS.