Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në Kosovë realizoi ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).
Me këtë rast stomatologu Xheladin Ujkani tha se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi përkitazi me rëndësinë e ruajtjes së dhëmbëve dhe në përgjithësi higjienës së gojës.