Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër, Delawie dhe Mustafa takohen me deputetët e LDK-së

Greg Delawie, ambasadori i SHBA në Kosovë dhe kryeministri i vendit dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nesër, merr vesh KTV, do të takohen anëtarët e grupit parlamentar të LDK-së.

Takimi do të fillojë në orën 11:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky takim mbahet një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të caktuar për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e të kërkuar nga opozita dhe e përkrahur nga tetë deputetë të koalicionit qeveritarë.

Disa deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër versionit aktual të marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nga Londra ka paralajmëruar se demarkacioni do të procedohet nga Qeveria në Kuvend dhe se për këtë kishte biseduar me zyrtarin e lartë amerikan Hoyt Yee.

Sot, ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Qeverisë për procedim të ligjit për demarkacion në Kuvendin e Kosovës.

Image