Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie s’pushon së thirruri deputetët ta votojnë demarkacionin

Për herë të dytë brenda dy ditësh, sot ka dështuar të mbahet seanca për demarkacionin, kjo e cila është shtyrë për ditën e mërkurë në orën 10:00.

Por ambasadori amerikan Greg Delawie, nuk ndalet duke u bërë thirrje deputetëve të votojnë pro demarkacionit.

Delawie, është njëri prej përfaqësuesve diplomatikë i cili vazhdimisht u ka bërë thirrje deputetëve të mendojnë në të mirë të qytetarëve të Kosovës e jo në interesa personale, kështu ta kalojnë demarkacionin.

“Tash është koha që të gjitha partitë politike të demonstrojnë udhëheqje. Bëjeni një marrëveshje që vendos njerëzit të parët. Kalojeni Demarkacionin”, ka shkruar pak më parë Delawie në Twitter.