Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi ekzekutiv i N.P. “Termokos”, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson N.P “Termokos” që të përfitojnë grant mbështetës në vlerë prej 1.5 milionë euro.
Kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qendrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjerimin e rrjetit, si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në kryeqytet.
“Kjo do të sigurojë pjesë të tjera të kryeqytetit të përfshihen në sistemin e ngrohjes qëndrore, duke ulur kostot për ngrohje gjatë dimrit dhe duke ngritur efikasitetin e sistemit të ngrohjes në vend. Po ashtu, marrëveshja parasheh edhe hartimin e një plani për dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë, i cili do të asistojë në avancimin e agjendës së, gjelbër krahas premtimeve të Qeverisë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave të premten.
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Nënshkruhet marrëveshja mbi 80-milionëshe për ngrohtoren diellore në Prishtinë
-
Murati: Keqmenaxhimi nga Komuna e Prishtinës po rrezikon projektin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes
-
Uka: Ka kërkesa të panumërta në Prishtinë për kyçje në Termokos
-
"Termokosi" njofton se ka filluar para kohe sezoni i ngrohjes në Prishtinë