Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet marrëveshja për aftësim profesional të të rinjve me sindromën down

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqata “Down Syndrome Kosova” kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për aftësimin profesional të të rinjve me sindromën down, në kuadër të implementimit të projektit “Promovimi i Aftësive për Punësim të Personave me Sindromë Down në Kosovë”.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes të MPMS-së dhe “Down Syndrome Kosova”, 56 të rinj me sindromën down do të kenë mundësinë të ndjekin trajnim 3 mujor në fushën e aftësimit profesional, në Qendrat e Aftësimit Profesional në Ferizaj, Gjilan, Gjakovë e Pejë, ka njoftuar MPMS-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Skender Reçica pas nënshkrimit të marrëveshjes u deklarua se “MPMS në vazhdimësi është e përkushtuar në ofrimin e mundësive për punësim dhe aftësim profesional për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara”.

Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri ka shprehur falënderimet për mbështetjen që MPMS po i jep të rinjve të shoqatës në mënyrë që të kenë qasje në aftësim profesional duke theksuar se aftësimi profesional i të rinjve me sidromën down është shumë i rëndësishëm.