Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet deklarata e zotimit për “Arsimin 2035+”

Nënshkruhet deklarata e zotimit për “Arsimin 2035+”

Përfaqësues të institucioneve publike qendrore dhe lokale, të institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve e studentëve kanë nënshkruar të premten deklaratën e zotimit për hartimin e një strategjie të re 10-vjeçare shtetërore të arsimit.

Siç ka njoftuar Ministria e Arsimit, deklarata e zotimit për “Arsimin 2035+” përmban 5 pika, në të cilat arsimi konsiderohet projekti më i rëndësishëm zhvillimor i Kosovës, që zbatimi strategjia shtetërore e arsimit tejkalon mandatet qeverisëse, që palët do të mbështesin dhe zbatojnë reformat për arsim cilësor e për angazhim për konsensus të gjerë shoqëror.

Teksti i plotë i kësaj deklarate:

ZOTIMI PËR ARSIMIN 2035+

Ne, përfaqësuesit e institucioneve publike qendrore dhe lokale, institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve, të bashkuar rreth vizionit për arsimin e Kosovës, deklarojmë se:

Edhe Hamza prezanton zotimet për arsimin: Digjitalizim dhe Fond të Bursave në vlerë prej 30 milionë eurosh Zgjedhjet 2026 Hamza prezanton zotimet për arsimin: Digjitalizim dhe Fond të Bursave në vlerë prej 30 milionë eurosh

1. Arsimi është projekti më i rëndësishëm zhvillimor i Kosovës dhe kërkon bashkëpunim përtej dallimeve institucionale, politike dhe shoqërore.

2. Strategjia Shtetërore e Arsimit 2035+ do të hartohet si një proces i përbashkët, ku secili prej nesh do të ofrojë kontributin e vet me përkushtim të plotë.

3. Zbatimi i Strategjisë Shtetërore të Arsimit 2035+ mbetet një proces i vazhdueshëm, i cili shkon përtej çdo mandati qeverisës dhe mbështetet në bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe akterëve të arsimit.

4. Zotohemi të mbështesim dhe të zbatojmë reforma që garantojnë arsim cilësor, mundësi të barabarta për çdo fëmijë dhe e lidhin arsimin me zhvillimin e Kosovës.

5. Angazhohemi për të ndërtuar një konsensus të gjerë shoqëror duke e zgjeruar këtë partneritet me sektorët e tjerë publikë, forcat politike, sektorin privat, shoqërinë civile, komunitetin akademik, dhe partnerët zhvillimorë.

Nënshkruesit:

Edhe Raporti i Progresit: 15-vjeçarët kosovarë, 4.5 vjet prapa atyre evropianë në mësimnxënie Arbëri Raporti i Progresit: 15-vjeçarët kosovarë, 4.5 vjet prapa atyre evropianë në mësimnxënie

Hajrulla Çeku, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Muhamet Gjoka, Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve komunalë të arsimit

Rrahman Jashari, Kryetar i SBASHK-ut

Mentor Alishani, Kryesues i Konferencës së Rektorëve

Linda Dula Halilabazi, Nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës,

Edhe Anketa e ZKA-së: Vetëm gjysma e nxënësve i konsiderojnë të sigurta shkollat Arbëri Anketa e ZKA-së: Vetëm gjysma e nxënësve i konsiderojnë të sigurta shkollat

Merita Dili Hasani, Sekretare e Kolegjiumit të drejtorëve të institucioneve parashkollore, Donart Humolli, Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës

Kaon Krasniqi, Kryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.