Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënkryetari i LDK-së dyshohet se jashtëligjshëm ia dha vëllait pronën e Komunës për gurëthyes

Për të dytën herë kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, do të përballet me drejtësinë, për dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore të mëdha financiare kompanisë “Ma Con”, pronë e vëllait të tij.

Siç ka mësuar KOHA, arrestimi i Rugovës së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar tjetër të Komunës, Faton Bujupi, lidhet me dhënien e disa parcelave të Komunës për shfrytëzim nga kompania “Ma Con”, të cilat janë shfrytëzuar për gurëthyes.

Në Komunën e Istogut nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Policia e Kosovës, pa folur për identitete, ka treguar dyshimet fillestare për këta zyrtarë.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit e Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

KOHA ka mësuar se dhënia e dy parcelave të komunave në shfrytëzim për këtë kompani është bërë dy vjet më parë. Në vitin 2018, nënkryetar i Komunës ishte Lulzim Blakaj.

Edhe Rugova dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare duke falsifikuar dokumente, zëvendësohet nga Ademaj Video Rugova dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare duke falsifikuar dokumente, zëvendësohet nga Ademaj

“Kryetari nuk i ka nënshkruar vetë kontratat. E ka shmangur konfliktin e interesit. Pra, nënkryetari i ka nënshkruar”, ka thënë ai.

Bujupi, siç ka mësuar KOHA, është zyrtar ligjor në Drejtorinë e Urbanizmit në këtë komunë.