Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haki Rugovës i ngrihet aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të Komunës se Istogut, Haki Rugovës për veprën penale “Konflikt interesi”, ish-nënkryetarit të kësaj komune, L.B., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, si dhe ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunë të Istogut, I.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

“Edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtoj veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin L.B., ta nënshkruaj kontratën për kryetarin”, thuhet në komunikatën e prokurorisë për aktakuzën e ngritur nga Haki Rugovës..

Ndërsa, për të pandehurin L.B., në aktakuzë thuhet se ai në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pasi ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga viti 2018, në mënyrë që t’i shmanget përgjegjësisë penale.

Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, ka bërë kundërligjshëm “destinimin e pronave me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R.”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë. ​

 

Artikuj të ngjashëm