E ëma e Binak dhe Reshat Dacit, dy viktimave të vrara nga Millosh Pleskoviq gjatë luftës, ka thënë se dënimi prej 15 vjetësh për të, është shumë i ulët.
Pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të enjten, ajo ka thënë se ky dënim duhet të jetë i përjetshëm.
“M’i ka vrarë dy djem Milloshi, nga 29 vjet i kanë pasur. 15 vjet kurgjë nuk janë, janë shumë pak, ai duhet të dënohet përjetë”, ka thënë ajo para gazetarëve.
E motra e binjakëve të vrarë gjatë luftës, Ganimete Daçaj, ka thënë se dënimi për Pleskoviqin nuk është meritor.
“Ata duhet përjetë, ai po paraqitet që s’i kanë gjuajt vëllaznitë e mi. Ai Milloshi është. Ai mi ka masakru vëllaznit. Pak asht ajo, shumë duhet, jo vetëm ai, krejtve. Ai i ka mbytë krejt. Nuk janë vetëm vëllaznit e mi, nëna ime që sa vjet është t’u kajtë. Duhet shumë. Pak asht drejtësia, nuk është në nivel, duhet më shumë”, ka thënë ajo.

Dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte Millosh Pleskoviq
Është dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviq i akuzuar për krime lufte.Pleskoviq akuzohet se gjatë...-
I dënuari për krime lufte kërkon lirimin e nëna e dy djemve të vrarë dënim të përjetshëm
-
Kërkohet burgim i përjetshëm për krime lufte për Millosh Pleskoviqin
-
15 vjet burgim për Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për vrasjen e tre civilëve shqiptarë në Prizren
-
Apeli ia ul dënimin për krime lufte Millosh Pleskoviqit
-
Avokati Gjini: Pleskoviqi ishte pjesëtar i Beretave të Kuqe, duhet dënim i përjetshëm