Qendra për Punë Sociale në Lipjan nëpërmjet një shkrese ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe të vitit ka ofruar dhe po vazhdon të ofrojë asistencë sociale për një mijë e 356 familje në gjithë territorin e kësaj komune, ndërkaq në kuadër të tyre ofrojnë shërbime për 54 kategori të ndryshme. Ndërkohë ka ndihmuar qindra familje me paketa ushqimore nëpërmjet institucioneve dhe organizatave të ndryshme.
Ky institucion është i obliguar të ofrojë shërbime sipas standardit të specifikuar të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërkaq Komuna e Lipjanit mund të sigurojë ndihma financiare ose ndihma të tjera për njerëzit në nevojë ose për ata që kujdesën për nevojtarët që dëshirojnë të bashkohen për të formuar grupe për ndihmë reciproke, vetëndihmë dhe vetëpërkrahje, shkruan sot Koha Ditore.
Po ashtu ky institucion nëpërmjet organizatave të ndryshme bamirësie gjatë kësaj periudhe të vitit ka shpërndarë edhe paketa ushqimore në numër të limituar për familjet skamnore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në Prishtinë 1,400 familje me asistencë sociale, komuna me projekt për punësimin e tyre
-
Opozita në Lipjan akuzon qeverisjen lokale për shpërndarje të ndihmave në baza partiake
-
Disa familje sociale në Lipjan akuzojnë institucionet për mospërfshirje në pakon emergjente
-
Në Lipjan shtohet numri i familjeve në nevojë, në mungesë pune, shkaku i pandemisë
-
Në kohë pandemie, shënohet rritje e rasteve të dhunës në familje në Lipjan