Në prag të dështimit janë negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. Palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me prezencën e ambasadorëve të QUINT-it dhe shefes së Zyrës së BE-së.
Asnjëra prej subjekteve nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për mandatarin e Qeverisë, Albin Kurti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit gati katërorësh në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka dalë me kumtin se nuk ka marrëveshje.
Sipas tij, VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.
“Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti, sipas të cilit gjysma e takimit ishte përkthim për ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Bashkimit Evropian.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)