Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Vushtrri propozohet lirimi nga taksat komunale dhe qirasë për hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka propozuar edhe një masë të re të lehtësuese për ekonominë vushtrriase të goditur nga Covid -19.

Siç njoftohet nga komuna me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekonomike të biznesit por edhe të fermerëve vushtrrias të shkaktuar tash e një vit nga pandemia Covid 19, i është propozuar Kuvendit lirimi nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në qytet.

Sipas Tahirit, ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias.