Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë të vitit 2020.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit shënoi rritje për 0.5% në këtë tremujor, krahasuar me tre mujorin e dytë të 2020. Rritje më të madhe kishte: energjia 2.6%, transporti 2.5%, materialet 0.7%, kurse makineritë e tjera 0.3%.
Rritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te pagat (-0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%) .
Ndërkaq, krahasuar tre mujorin e tretë me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.4%). Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategorit: pagat (-3.8%); energjia (-0.5%); dhe kostot e tjera (-0.3%).
Ndërsa, ngritje pati te: makineritë (1.5%), transporti (0.9%), dhe materialet (0.2%).
-
Rritet edhe kostoja e ndërtimit, 3.6% më e lartë se një vit më parë
-
Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë
-
Çmimet e prodhimit u rritën për 5.5% krahasuar me vitin që shkoi
-
Çmimet e prodhimit më të larta në tremujorin e dytë sesa në tre muajt e parë të vitit
-
Çmimet në qershor u rritën 6 për qind krahasuar me vitin që shkoi