Tirana dhe Kosova po përkujtojnë këto ditë komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, me të cilin nisi edhe projekti I Epopesë së Ushtrisë ÇClirimtare të Kosovës .
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Syle Ukshini, së bashku me përfaqësues të bashkisë së Tiranës vendosën kurora me lule pranë bustit të herorit të Kosovës, vendosur në kryeqytet. Ukshini kujtoi kontributin e Jasharit , duke theksuar se kjo ditë i bashkon shqiptarët dhe mbetet referencë jo vetëm nga e shkuara, por edhe për brezat që do vijnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSyle Ukshini: "Sa herë kujtojmë këtë ditë dimë rrugëtimin tonë shekullor që ka qenë plot sakrifica dhe ka qenë inspiruese për të gjithë brezat. Është një ditë që na bën të përkulemi dhe të ndihemi krenarë"
Edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi përshëndeti sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua për të disatën herë familja Jashari nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Sulmi zgjati tre ditë dhe dy netë. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e shtatëanëtarët e familjes së tij u vranë. Ndaj sot, Kosova dhe Shqipëria e kujtoi sakfricën e Jasharit si një gur themeli në ndërtimin e shtetit të ri kosovar/Ora News.