Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, në takimin e fundit në këtë post me presidentin malazias, Milo Gjukanoviq, ka vlerësuar përkrahjen që shteti fqinj ka treguar për proceset integruese të Kosovës.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidentit në Mal të Zi, Gjukanoviq ka thënë se dy shtetet kanë përforcuar raportet mes tyre teksa ka përshëndetur edhe Memorandumin për njohje të dokumenteve të sigurimit të automjeteve në mes të Kosovës, për lehtësim të trafikut të udhëtarëve dhe mallrave.
Hysa dhe Gjukanoviq, sipas njoftimit, kanë shprehur pritshmëritë që bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Hysa është në mesin e 12 ambasadorëve të emëruar me çelës politik që u liruan nga detyra më 19 maj nga Ministria e Punëve të Jashtme.
-
Gjukanoviq: Mali i Zi i gatshëm të ndajë përvojat me Kosovën për rrugën euroatlantike
-
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
-
Osmani sot në Mal të Zi
-
Abazoviq: Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë
-
Abazoviq takohet me Osmanin: Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon