Në qendrën e votimit në fshatin Suhadoll të Mitrovicës së Veriut, më saktësisht në shkollën fillore “Aziz Sylejmani” deri më tash kanë ushtruar të drejtën e votës për shkarkim apo jo të kryetarit, vetëm gjashtë votues.
Komisioneri i kësaj qendre, Gentian Rushiti, ka thënë se nga 1740 persona sa kanë të drejtë vote në këtë qendër vetëm gjashtë, të gjithë shqiptarë, kanë votuar.
Ai ka thënë se po shohet që është proces bojkoti dhe nuk pret ndryshime.
“Vetëm gjashtë kanë dalë, etniteti kryesisht shqiptarë, pak të interesuar ka nga etnitë tjera. Për momentin, duke marrë parasysh se në këtë qendër janë 1740 votues, dhe duke pasur parasysh herët e kaluara, mund të themi se po ndodh bojkot. Nuk presim të ketë shumë ndryshime. Mund të ketë pak, por jo shumë ndryshim”, ka thënë Rushiti për “KTV”.
Dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në veri
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se s’ka kaluar procesi për shkarkimin...-
Numër simbolik i qytetarëve që shfrytëzuan mundësinë për t`i larguar apo jo kryetarët në veri
-
Votimi në veri nëpërmjet 20 fotove
-
Vetëm dy votues deri më tani në qendrën e votimit në Zubin-Potok
-
Skepticizëm për suksesin e procesit të votimeve në veri
-
Ilegalët ua ndalojnë drejtorëve të shkollave serbe të flasin me institucionet për votimin e 21 prillit