Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 18 pacientë me COVID-19, dy në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 18 pacientë me COVID-19.

Siç është njoftuar nga Spitali prej tyre janë 7 me oksigjenoterapi, ndërsa dy pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Shifrat e pacientëve me COVID-19 po vazhdojnë të ulen edhe në Spitalin e Pejës, siç po ulen në të gjitha spitalet tjera të përgjithshme dhe në klinikat COVID në QKUK.

Bazuar në shifrat e të dielës në SHSKUK në total po trajtohen 62 pacientë të konfirmuar me COVID-19.