Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 104 pacientë. Sipas drejtorit të këtij spitali Hilmi Shala në këtë spital janë të konfirmuar me Covid-19, 77 pacientë, 70 prej të cilëve janë me oksigjeno-terapi dhe 3 në CPAP maskë.
Shala ka bërë me dije për KOHËN se aktualisht në këtë spital janë në shfrytëzim 104 shtretër për personat me COVID-19, ndërkohë që janë të lirë edhe 71 shtretër.
"Kapacitete kemi mjaftueshëm, tani për tani nuk kemi nevojë për kapacitete shtesë", ka thënë ai.
"Edhe furnizimi me barna dhe material medicinal është në nivel, e edhe oksigjen kemi mjaftueshëm", ka thënë z. Shala.
Artikuj të ngjashëm
-
71 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës
-
Në Spitalin e Gjakovës 58 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi
-
Në Spitalin e Gjakovës 70 pacientë me oksigjeno-terapi, 6 me CPAP maskë
-
Në Spitalin e Gjakovës 98 pacientë me COVID-19, 70 me oksigjeno-terapi
-
80 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës