Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës, 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 130 pacientë për COVID-19. Nga ata janë konfirmuar pozitivë 109 persona, 7 kanë testuar negativë dhe të pakonfirmuar 14. Nga Shqipëria janë trajtuar 8 pacientë.

Sipas të dhënave, 80 pacientë me COVID-19 janë me oksigjeno-terapi.

Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala ka bërë me dije për KOHËN se 6 pacientë me COVID-19 janë në kujdes intensiv dhe janë në gjendje të rëndë, ndërkaq të tjerët janë në gjendje stabile.

Ai ka thënë se në spitalin e Gjakovës aktualisht janë në shfrytëzim 130 shtretër për të infektuarit me COVID-19, ndërkaq janë të lirë edhe 45 shtretër.

"Këta shtretër për momentin mjaftojnë, ne jemi të përgatitur për çdo moment të shtojmë kapacitetet", ka thënë Shala.