Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në spitalet e Kosovës 32 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Në klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet rajonale po trajtohen 313 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa prej tyre 32 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit të SHSKUK-së, tetë pacientë janë në respiratorë e 24 me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 287 pacientë.

Në total po trajtohen 426 pacientë, po të konfirmuar me COVID-19 janë 313, ndërsa ka të tjerë që po presion të testohen apo të marrin rezultatin.

{gallery}