Sipas parashikimit të meteorologëve, në Shqipëri do të vijojë dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në veri dhe zonat qendrore.
Por vranësira më të shpeshta do të ketë ekstremi jugor i vendit.
Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në veri dhe zonat lindore ndërsa në jug dhe qendër mbeten dominante kthjellimet.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore duke shënuar maksimalisht 27°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi i ulët.
Artikuj të ngjashëm