Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehen vranësirat dhe reshjet në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët por në zonat veriperëndimore nuk përjashtohet mundesia për reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.