Mbi 30 efektivë policie në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës, nga rreth 1000 që e kanë kryer deri tash.
Burime jozyrtare i thanë Euronews Albania se pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar konsumues të kokainës. Nisur nga këto rezultate, në disa drejtori vendore kanë nisur pezullimet e para për punonjësit e policisë që rezultuan pozitivë.
Efektivët e parë të ekzaminuar deri tani janë përzgjedhur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) si dhe drejtuesit e tyre në bazë të dyshimeve e informacioneve paraprake.
Disa prej policëve që rezultuan pozitivë kanë kundërshtuar përgjigjen e testimit, duke mohuar të jenë përdorues si dhe kanë paralajmëruar padi në gjykatë. Për këto raste dhe çdo kundërshti tjetër të këtij procesi, efektivëve u lind e drejta e ritestimit.
Në fazën e parë të këtij procesi, testimit do t’i nënshtrohen efektivët me grada të ulëta policore. Pas tyre në fazën e dytë këtë proces do e kalojnë edhe drejtuesit më të lartë të Policisë. /euronews
-
Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, arrestohen dhjetëra persona
-
Ndihmuan të burgosurit VIP të fusin drogë në burg, aksion policor në Elbasan
-
Operacion i madh në Elbasan, goditet rrjeti i drogës - 30 të arrestuar
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Arrestohen 4 të dyshuar për narkotikë, në mesin e tyre edhe një polic