Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në shënim të 20 vjetorit, Policia hap dyert e stacioneve për qytetarët e Kosovës

Naim Zymberaj të mërkurën, bashkë me dy fëmijët e tij, ka vizituar stacionin e policisë në qendër të kryeqytetit.

Ai për herë të parë ka pasur mundësinë të shohë nga afër punën dhe automjetet e policisë, për të cilin institucion thotë se është më i besueshmi, raporton KTV.

Qytetarë të tjerë, në 20-vjetorin e themelimit, thonë se Policia e Kosovës duhet të punojë më shumë në ofrimin e sigurisë dhe të luftojë krimin e organizuar e korrupsionin.

Komandanti i stacionit “Qendra”, Shkëlzen Xhafa, thotë se vazhdimisht Policia po punon për të mirën e qytetarëve.

Sipas tij, dyert e të gjitha stacioneve policore u hapën për qytetarët për t’u treguar se bashkëpunimi me ta është tejet i rëndësishëm.

Policia e Kosovës ka katër ditë që është duke shënuar përvjetorin e njëzet të themelimit me anë të aktiviteteve të ndryshme.