Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në shëndetësi s’do të ketë më vend për hajna, thotë Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që pacientet më mos të blejnë barna siç ka ndodhur deri më tash.

“Ky problem e ka rënduar pacientin, ministrin, mjekun, klimën në popull, ka humbur besimi në institucione shëndetësore për shkak të këtyre problemeve. Nëse një njeri shkon me hall të vetin në QKUK e takon një mjek i cili e ka dijeninë me i bë zgjidhje dhe është në gjendje me i ndihmu por i mungojnë barnat dhe i thotë dil e blej në orën tre të natës: çka pret pastaj, kush me të besu më?”, ka thënë Ismaili në Puls të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju garantoj që buxheti për barna do të rritet me 10 milionë euro. Po ashtu barnat do të blihen tash e tutje me një vlerë më reale në treg e jo më shtrenjtë se në barnatore. Menaxhimi i barnave do të jetë më efikas pra mos të kemi humbje të barnave, mos të kemi vjedhje të barnave”, ka thënë Ismaili.

Një lloj kërcënimi indirekte e ka pasur për mjekët, kur ka thënë se “pasi ta stabilizojmë furnizimin me barna do të merremi me mjek”.

“Do të ulemi dhe t’i pyesim: A e ke ndonjë problem me i shërby pacientit pasi i ke të gjitha kushtet? Kush nuk është i gatshëm ka metoda tjera”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë se tash e tutje, kush abuzon me detyrën largohet nga puna.

“Thirret policia, prokuroria dhe largohet, nuk ka më asi formime të Komisioneve dhe komiteteve për me marrë vendime. Thirret policia, merret vendimi për suspendim edhe u kry puna, vjen tjetri që do me punu dhe mos me vjedh, nëse të mungojnë barnat prej punë, nuk ka më vend për hajna”, ka thënë ai.