Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të QKUK bën të ditur, përmes një njoftimi për opinionin, se janë duke u zhvilluar normalisht punët në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), transmeton Koha.net.
Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.
Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion.
Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit.
Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi, thekson komunikata.
QKUK kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.
-
Ndalet rryma në QKUK, jashtë funksionit sistemi elektronik në ambulancat specialistike
-
Në QKUK, disa mjekë kryejnë qindra operacione e të tjerë asnjë
-
Për gjashtë muaj 3,098 lindje vetëm në QKUK
-
SHSKUK-ja kërkon raport nga dy klinika lidhur me raportimet e KOHËS
-
Pacienti s’operohet në QKUK pasi “mjekëve u përfundoi orari”, e të njëjtët e operuan në privat