Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Rahovec fillon vendosja e kamerave

Në qytetin e Rahovecit, kanë filluar punimet për vendosjen e kamerave të sigurisë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Baza e këtyre kamerave do të jetë në Stacionin e Policisë në Rahovec. Projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë është siguruar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP), përkrahur nga Komuna e Rahovecit, OSBE dhe Stacioni i Policë në Rahovec.

Përmes këtij projekti, është paraparë që të vendosen gjithsej 8 kamera në këto pjesë të qytetit: afër Stacionit të Policisë, në qendër të qytetit të Rahovecit, te semaforët, në dalje të qytetit te pompa e derivateve “AlPetrol” dhe në Lagjen e Epërme në qytetin e Rahovecit.

Image