Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Prizrenit që vjen nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada e Turqisë për "15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar", ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi .
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, në fjalën e saj gjatë ceremonisë kujtoi të gjithë dëshmorët dhe veteranët e 15 korrikut, të cilët siç u shpreh ajo, luftuan për demokracinë dhe për popullin turk në atë natë të paharruar.
Të kontaktuar nga KTV-ja zyrtarë të VV-së nuk kanë dashur të komentojnë duke thënë se për këtë do të mund të deklarohen ditën e nesërme.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ish presidentët Atifete Jahjaga e Fatmir Sejdiu.
-
Edhe në Prishtinë ceremoni për dy vjetorin e dështimit të grusht-shtetit në Turqi
-
Mosrrëzimi i Erdoganit me puç para dy vitesh shënohet si fitore e demokracisë edhe në Kosovë, i bashkohet edhe Kurti
-
Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam edhe për aktgjykimin e Speciales
-
Kurti: Vlerësojmë lart kontributin që Turqia jep për ruajtjen e stabilitetit rajonal
-
Kurti e Erdogani pritet të takohen ditët e ardhshme