Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mosrrëzimi i Erdoganit me puç para dy vitesh shënohet si fitore e demokracisë edhe në Kosovë, i bashkohet edhe Kurti

Kreu i Vetëvendosjes e kishte vlerësuar presidentin e shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan, në shkurt të 2016-s si autokrat.

Por, dy vjet pas grusht-shtetit që përjetoi Turqia, vetë Kurti u bë pjesë e ceremonisë së organizuar të shtunën mbrëma nga ambasada e këtij shteti në Kosovë.

Për këtë ndryshim qëndrimi të Kurtit, në Vetëvendosje kanë thënë se i janë bashkuar ngjarjes, pasi ftesa ka qenë nga ambasada dhe ajo nuk është e qeverisë turke, por e shtetit që udhëhiqet gjithsesi nga Erdogani, të cilin Kurti e quajti autokrat.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë shumica e ambasadorëve që veprojnë në Kosovë. Ne konsiderojmë se duhet t'i ruajmë raportet me shtetin e Turqisë. Turqia është anëtare e NATO-s dhe na e ka njohur pavarësinë ndër të parat. Ambasada nuk është e qeverisë turke, por e shtetit turk. LVV-ja, e cila ka orientim social-demokrat mund të mos pajtohet me shumë politika të shumë qeverive të shteteve që na kanë njohur, por ne besojmë se shteti është më shumë se qeveria dhe përtej saj.

Përveç Kurtit, pjesëmarrës ishin edhe ish-presidentët, Atifete Jahjaga e Fatmir Sejdiu.

Edhe Kurti: Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik Arbëri Kurti: Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik

KohaVisioni ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga ta, por që nuk u janë përgjigjur thirrjeve të televizionit.

15 korriku u shënua edhe në Prishtinë nga organizata qeveritare turke, TIKA.

Qytetarë të shumtë nga komuniteti turk morën pjesë, pasi që kishin udhëtuar edhe nga qytete të tjera.

Ambasadorja turke, Kivilicim Kilicc, ka thënë se përkrahja e institucioneve të Kosovës është rritur pas grusht-shtetit.

“Edhe para grusht shtetit, por sidomos pas tij, kemi gjetur një përkrahje të madhe nga institucionet e Kosovës dhe solidarizimi i tyre na ka dhënë një forcë dhe më atë forcë jemi duke e thelluar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tona”, ka thënë Kilicc.

Ambasadorja ka treguar se në organizim kanë qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, si dhe ai gjerman, italian e hungarez.

Edhe Edhe në Prishtinë ceremoni për dy vjetorin e dështimit të grusht-shtetit në Turqi Arbëri Edhe në Prishtinë ceremoni për dy vjetorin e dështimit të grusht-shtetit në Turqi

Më 15 korrik 2016, Turqia përjetoi grusht-shtet të iniciuar nga ushtria, dhe Erdogani e fajësoi për këtë klerikun me banim në SHBA, Fetullah Gulen.

250 persona u vranë atë ditë, e mijëra u plagosën. Në dy vjetët e fundit, dhjetëra-mijëra njerëz janë burgosur me akuza për ndihmesën e puçit dhe Turqia ende funksionon me gjendje emergjente.