Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prizren përmbyllet debati publik për planifikimin buxhetor

Komuna e Prizrenit ka mbajtur debatin përmbyllës me qytetarë për planifikim buxhetor për vitin 2018. Në debat janë adresuar kërkesa për intervenim e rregullim të infrastrukturës, objekteve kapitale e ndriçimit publik, bashkë me nevojën për shtimin e subvencioneve.

Në takimin e mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës, qytetarë të lokaliteteve të ndryshme, kanë kërkuar ndërkaq shpërndarje më të barabartë të buxhetit komunal, përkatësisht realizim të projekteve në fshatrat dhe lagjet e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Financave, Ertan Simitçi, në hapje të takimit publik ka theksuar se buxheti i planifikuar i Komunës së Prizrenit për vitin 2018 është mbi 44 milionë euro, apo për 4.7 milionë euro më shumë se në vitin 2017.

“Nga kjo shumë për investime kapitale janë planifikuar 17.9 milionë euro, ku DSHP-ja merr pjesë me 9.7 milionë euro, Bujqësia me 1 milion euro, Arsimi 1.5 milionë euro, Kultura me 1.1 milionë euro, Shërbimet Sociale me 1.1 milionë euro, etj.

Ndërsa për subvencione janë planifikuar 477 mijë euro, që është pothuajse shumë e njëjtë si në buxhetin e këtij viti”, ka thënë Simitçi para të pranishmëve.

Edhe Miratohet buxheti për vitin 2023 i Komunës së Prizrenit Arbëri Miratohet buxheti për vitin 2023 i Komunës së Prizrenit

Sipas tij ky buxhet nuk i mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.