Mbetjet mortore të dy personave, që dyshohen të jenë vrarë në luftën e fundit, janë gjetur në Prizren.
Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar kryetari i Komisionit për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.
Eshtrat janë nxjerrë nga lokacioni i varrezave të qytetit të Prizrenit, ku edhe më herët janë hasur eshtra të të zhdukurve nga lufta e fundit.
“Ekipet profesionale kanë nxjerrë dy trupa me veshmbathje dhe tani vazhdojnë procedurat për ekzaminimin e tyre”, ka thënë Gjetaj.
Për herë të fundit, në mars të këtij viti në lokacionin e njëjtë, ishin gjetur gjithashtu trupat e dy personave që konsideroheshin të zhdukur, derisa Gjetaj, ka thënë se tani për tani, nuk do të vazhdohet me gërmime në këtë vend, por në lokacione të tjera të dyshuara për varreza masive.
-
Në Prizren gjenden mbetje mortore të dy trupave
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës
-
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës
-
Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren që mund t’i përkasin luftës së fundit