Jostabiliteti institucional si pasojë e koalicioneve të paqëndrueshme vazhdon ta shoqërojë shtetin e Kosovës.
Marrëveshje për ndarjen e kulaçit të pushtetit e jo për programin qeverisës, kanë qenë të gjitha koalicionet e paspavarësisë, ku asnjëra prej tyre nuk ka arritur ta çojë deri në fund një mandat të plotë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDivorcet mes tyre janë shoqëruar me akuza për tradhti e me zotime se do të vendosin vija të kuqe, por të cilat më vonë janë shlyer.
Pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, javën e shkuar, njëzëri të gjitha partitë, përfshirë PDK-në, kanë proklamuar mobilizimin e shtabeve zgjedhore.
Por njohës të rrethanave nuk e përjashtojnë mundësinë e emërimit të një mandatari tjetër edhe për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, të cilët insistojnë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)