Organizatorët e Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të enjten në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.
Ata ndezën qirinjtë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
https://www.facebook.com/VideoKTV/videos/950593002747736/
Të mërkurën, një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në kryeqytetin serb, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje përpara se të arrestohej.
Liderët e Kosovës u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
“Mirëdita, dobar dan!” e solidarizimit në Prishtinë në kontrast me Beogradin
-
“Ne nuk harrojmë” – më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë
-
Në Zveçan, qirinj për tre sulmuesit e vrarë të dielën
-
Sonte ndizen qirinj për policin e rënë në veri