Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në orën 19:00, para Stacionit Policor në Prishtinë do të ndizen qirinj për policin e rënë të dielën në veri, Afrim Bunjaku. Sipas njoftimit, kryeministri Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit do të ndezin qirinj.
“Sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër (rr. Luan Haradinaj), në Prishtinë, bëhet ndezja e qirinjve për Policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku. Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas informacioneve të tanishme, një zyrtar policor ka mbetur i vrarë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një është i plagosur, ndërsa tre sulmues janë vrarë e një tjetër është arrestuar.