Në Komunën e Podujevës janë të shqetësuar me faktin se nuk po respektohen rekomandimet e IKSHPK-së rreth pjesëmarrjes në ceremoni mortore.
“Shqetësues u përmend fakti i mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHP-së rreth pjesëmarrjes në ceremoni mortore, ku ditëve të fundit janë regjistruar raste të pranisë së një numri më të madh personash në ceremoni të varrimit. Prandaj edhe me këtë rast apelohet te qytetarët që ceremonitë mortore të organizohen vetëm në praninë e personave të rrethit të ngushtë familjar, si dhe mos të organizohen pritje për ngushëllime”, është thënë nga zyra për informim e Komunës së Podujevës.
Është konfirmuar se administrata komunale nga dita e martë do të rifillojë punën me orar të plotë.
Po ashtu gjatë takimit të Shtabit Emergjent të Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19 të hënën, është thënë se në komunë të Podujevës gjithsej janë nëntë të infektuar e jo 11, siç figuron në statistika IKSHPK-së.
-
Në Podujevë sërish apelohet që të mos hapen të pame
-
Komuna e Podujevës kërkon nga qytetarët t’i respektojnë rekomandimet kundër COVID-19
-
Shifra të larta të të prekurve me COVID-19 edhe në Podujevë
-
Vaksinohen 2.200 persona në Podujevë mbi moshën 65 vjeçare
-
Institucionet pa udhëzime se si do të votohet në Podujevë e Mitrovicën V. kur rastet me koronavirus janë në rritje