Klinika e Ortopedisë ka njoftuar se përkundër grevës po ofron shërbimet për pacientet në nevojë.
Nga Klinika e Ortopedisë kanë njoftuar se ofrohen shërbimet mjekësore profesionale, përfshirë të gjitha lëndimet (traumat) të cilat operohen gjatë kujdestarisë. Po ashtu, edhe në program të rregullt funksionon kujdestaria 24 orë, ku operohen rastet elektive (të ftohta) sipas dakordimit dhe planifikimit nga kolegjiumi; mbahen komisionet për trajtime jashtë vendit; komisioni për endoproteza; përveç shërbimit në ambulancën specialistike.
“Kërkesë e kolegjiumit të Klinikes është ngritja e koeficientit të pagës, që shpresojmë të realizohet në fund të janarit”, thuhet në komunikatën për media të kësaj klinike.
-
APR dhe Oda e Infermierëve të Kosovës lidhin marrëveshje bashkëpunimi
-
Pacientët presin me vite në Ortopedi për një protezë gjuri
-
Tenderi milionësh për proteza lë pa disa materiale Ortopedinë
-
Pacientët presin së paku tri orë për kontroll në ambulancën specialistike të QKUK-së
-
KRU “Hidrodrini” nesër mban grevë njëorëshe