Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Punë e rëndë në Ortopedi”, drejtori i klinikës thotë se infermierët po largohen për këtë arsye

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica, ka thënë se pavarësisht angazhimit të shtatë infermierëve të rinj, po e kanë problem largimin e tyre për shkak të punës së rëndë në këtë klinikë.

Jashanica ka sqaruar se pacientët që trajtohen, në shumicë e rasteve janë të palëvizshëm e kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Infermierët, tha ai, ose po kërkojnë punë më të lehtë brenda Klinikës ose largohen tërësisht.

“Mungesë të mjekëve nuk ka, ka pasur mungesë të motrave, mirëpo fal konkursit të fundit jemi përkrahur me shtatë infermiere të reja, e cila sado kudo do ta zbusë situatën dhe kemi ikje shumë të madhe të stafit të mesëm tek në për arsye se puna në Ortopedi është punë e rëndë dhe trajtohet një nga punët me të rënda në QKUK, për arsye se pacientët tanë janë të pa lëvizshëm dhe kërkojnë tretman të përhershëm, jo diagnostit, jo operativ, jo post operativ”.

“Kështu që infermierët detyrohen të largohen, për shkak punës së madhe largohen, ose kërkojnë punë ma të lehtë brenda Klinikës ose largohen”.

Jashanica pohoi se brenda një dite arrijnë që të kryejnë 15 operacione, e trajtojnë deri në 100 pacientë në emergjencë, kurse deri në 250 pacientë në ambulanta specialistike, raporton EO.

“Në Ortopedi është një numër mjaftë i madh, në ambulantat specialistike trajtohen diku 150 deri 200 pacientë, kurse në emergjencë përafërsisht 100 pacientë çdo ditë. Kurse në sallat operative përafërsisht 10 deri 15 operacione kryhen brenda ditës”.

Edhe “Ankesat hasin në vesh të shurdhër” - Infermierët vazhduan të ikin edhe këtë vit Arbëri “Ankesat hasin në vesh të shurdhër” - Infermierët vazhduan të ikin edhe këtë vit

Kushtet e punës ai i quan solide, por që pret të dalin në objekt të ri. Edhe për barnat tha se e kanë gjetur mënyrën që të tejkalojnë mungesat.

“Kushtet mund të them që janë solide për arsye se kemi filluar me salla te reja edhe përkundër problemeve që kanë dalë me klimatizim e me nxehje. Mirëpo falë menaxhmentit të ri këto probleme janë larguar dhe mendojmë që brenda dy muajve të kalojmë tërësisht në Klinikën e re dhe atje t’i kemi kushte optimale për punë. Ndërsa sa i përket barnave ka pjesërisht barna, kemi raste kur kemi mungesë të barnave mirëpo kemi gjetur mënyrën se si t’i tejkalojmë këto”./ eo