Në ditën e pranverës, grupi joformal i grave asambliste të Komunës së Mitrovicës, në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore dhe OSBE-në kanë mbajtur maratonën e vrapimit me moton “Gratë për gratë”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rrjetëzimi i grave, bashkëpunimit dhe përkrahjes së grave të qytetit të Mitrovicës.
Maratona e vrapimit është mbajtur tek Liqeni akumulues, me ç’rast ka filluar nga ura improvizuese deri tek përfundimi i liqenit.
Simbolika e tërë këtij aktiviteti ishte përkrahja e grave të dhunuara gjatë luftës, ku vendi i parë, i dytë dhe i tretë u shpërblyen me varëse punëdore, të punuara nga OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave” në Drenas.
Vendin e parë në këtë garë e mori Fixhirije Sadiku, vendin e dytë Emine Morina Gashi ndërsa vendin e tretë Arianita Pllana.
Zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, së bashku me gratë asambliste falënderuan të gjitha pjesëmarrëset të cilat e kompletuan maratonën, trajnerin e atletikës, OSBE-në, si dhe përfaqësuesit e Policisë dhe personelin mjekësor të QKMF-së të cilët u përkujdesën për këtë aktivitet.