Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Mitrovicë po lind “Lugina (serbe) e Diellit”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Mitrovicë ka vizituar kantierin e ndërtimit të lagjes për të kthyerit serbë në Mitrovicën veriore, transmeton Koha.net.

Vuçiqin në vendndërtim e ka pritur drejtori i projektit “Lugina e Diellit”, Slobodan Mihajloviq.

Image

Me këtë rast drejtori e ka njoftuar kryetarin se në këtë lagje do të jenë 137 ndërtesa e me rreth 350 njësi banesore, ndërsa përfundimi i saj pritet në vitin e ardhshëm.

Sipas drejtorit, përcjell b92, ndërtimi i lagjes ka filluar në vitin 2017 ndërsa punët përgatitore një vit më herët, përcjell Koha.net. Ai ka shtuar se është përfunduar së ndërtuari rruga kryesore ndërsa po vazhdon ndërtimi i qendrës kulturore e tregtare si dhe ambulanca.

Image

Në fazën vijuese, ka thënë Mihajloviqi, do të ndërtohet edhe një rrugë tjetër, kisha Shën Stefani si dhe 33 objekte të tjera.

“Projekti zgjidh statusin social-ekonomik dhe secila familje që do të kthehet, të paktën një anëtar do ta ketë të punësuar”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm