Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjienike bëhen falas për gratë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga e mërkura pecetat higjienike në këtë dikaster do të jenë falas për gratë që punojnë aty.

Sipas Haxhiu, kjo është nevojë e jo luks.

“E drejta për t’u pajisur me peceta higjienike është elementare për të gjitha gratë. Është nevojë dhe jo lluks. Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjienike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë”, ka shkruar Haxhiu.

Një praktikë e tillë, siç thotë Haxhiu, mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private.

“Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë”, vijon ajo.

Edhe QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së Arbëri QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), të martën u ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga një pecetë menstruale dhe një letër ftuese për t’iu bashkangjitur iniciativës kundër taksës 18% për produktet menstruale.