Arbëri

Haxhiu u bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos udhëhiqen nga mendësia seksiste

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u është drejtuar grave dhe vajzave të shtunën që të mos e durojnë asnjë formë të dhunës.

Ajo ka thënë se organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën si duhet, pa anashkalime.

“I bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave mos e durojnë asnjë formë të dhunës. Të thërrasin policinë e Kosovës, numrin 192”.

Haxhiu i ka bërë thirrje policisë, prokurorisë e gjykatave që të mos udhëhiqen prej mendësisë seksiste dhe ta kryejnë punën e tyre.

“Nuk guxojnë institucionet tona të mos e kryejnë punën e tyre. Ata duhet të japin përgjegjësi për veprimet e tyre”.

Të premten, 25 nëntor, është hapur fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në Prishtinë.

Mëngjesin e djeshëm një grua 63-vjeçare u vra në kryeqytet nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar.