Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), të martën u ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga një pecetë menstruale dhe një letër ftuese për t’iu bashkangjitur iniciativës së saj, kundër taksës 18% për produktet menstruale.
“Cikli menstrual është një proces natyral, andaj peceta është domosdoshmëri. Pasojat ekonomike të këtij taksimi prekin drejtpërdrejtë gratë, e sidomos ato nga familjet e varfra të cilat janë veçanërisht të goditura. Kështu, ne ftojmë edhe publikisht të gjithë deputetët që t’i bashkohen iniciativës sonë kundër varfërisë menstruale dhe të ndërmarrin nismën legjislative përmes së cilës pecetat menstruale dhe tamponët lirohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe kategorizohen si mall i liruar nga tatimi doganor”, thuhet në njoftimin e QIKA-s.
-
Molliqaj: Jemi kundër taksës prej 18% të produkteve menstruale
-
QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së
-
QIKA me aksion kërkon që produktet menstruale t’i nënshtrohen normës së ulur të TVSH-së
-
Për 42 orë, 4 mijë nënshkrime në peticionin për heqjen e TVSH-së për produktet menstruale
-
Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjienike bëhen falas për gratë