Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Ksamil shpërthen tubacioni i ujërave të zeza, ndot detin

Ksamili, i cili në çdo pikë të matur ofron cilësi të shkëlqyer uji vit pas viti, është goditur rëndë të mërkurën në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri.

Një tubacion i ujërave të zeza ka plasur pasditen e së mërkurës dhe ato po derdhen të gjitha në det, në plazhin “Gjiri Poda” te “Tre ishujt”. E gjithë hapësira e plazhit është ndotur brenda pak minutash, ndërsa pushuesit janë larguar të alarmuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet përgjegjëse për arsyet që çuan në këtë situatë të rëndë, që dëmton turizmin në këtë zonë. Megjithatë, mësohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën shpërthimin e ujërave të zeza, për të marrë më pas dhe masat e duhura.

Ndërkohë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion detar antindotje në Ksamil. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Policia Kufitare Shqiptare, në drejtim të Ksamilit janë nisur 18 forca dhe një mjet nga DMR-ja (Drejtoria e Mbrojtjes Rajonale) e Gjirokastrës për parandalimin dhe pastrimin e ujërave të zeza... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.