Saranda, e etiketuar si “Perla e Jonit”, është “mbërthyer” këtë sezon turistik nga ujërat e zeza. Pas shpërthimit të ujërave të zeza në Ksamil dhe derdhjes së ujërave të zeza nga kroçera gjigante “MSC Poesia” në det, në afërsi të plazhit të Sarandës, një tjetër shpërthim i ujërave të zeza ka ndodhur të hënën në plazhin e Sarandës, në afërsi të kanalit të Çukës, shkruan sot Koha Ditore.
Për pasojë plazhi është braktisur nga pushuesit, ndërsa ndërhyrja e Bashkisë për riparimin e tubacionit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Shkak është bërë dëmtimi i një tubacioni në afërsi të Kanalit të Cukës rreth mesditës, ndërkohë që pushuesit në Sarandë kanë braktisur këtë të hënë plazhin si pasojë e ndotjes nga ujërat e zeza.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tre të vdekur në plazhet e Ukrainës nga shpërthimi i minave detare
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Lumenjtë, nga pasuri në kërcënim
-
Shembja e dheut kufizon furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të Shtimes