Në ditën kur në Komisionin për Shëndetësi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po raporton për punën e kësaj ministrie dhe menaxhimin e pandemisë, deputetët po qëndrojnë pa maska duke shkelur një nga masat kryesore për luftimin e virusit.
Edhe pse të hënën përdorimi i maskave u hoq pjesërisht, sipas masave të Qeverisë, ato duhet të mbahen në ambiente të mbyllura. Njerëzit mund të lëvizin pa maska vetëm kur janë të vetëm e në ambiente të hapura.
Shumica e deputetëve ose s’bartnin fare maska, ose i mbanin ato nën hundë.
Deputetët që s’bartnin në rregull maskat në këtë komision janë Haxhi Avdyli i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shemsedin Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Bekim Haxhiu i Partisë Demokratike të Kosovës.