Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Klinikën e Neonatologjisë dorëzohet aparati i bilirubinës për foshnje

Në Klinikën e Neonatologjisë, QKUK, është dorëzuar sot pajisja Bilirubinometria transkutane.

transakute është pajisje mjekësore e cila përcakton vlerat e bilirubinës tek foshnjat, me të cilën pastaj mundësohet parandalimi i pasojave të hyperbilirubinisë me kosto më te ulët, shpejt, pa dhimbje dhe pa mundësi infeksionesh. Hyperbilirubinemia është një nga patalogjitë më të shpeshta tek foshnjet e cila në rast të mos-diagnostikimit dhe trajtimitmund të shkaktoj deri tek mosfunksionimi i trurit.

Pajisja u dorëzuar nga aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me Bankën Raiffeisen në Kosovë.

“Jemi të lumtur që po bëhemi me këtë pajisje për Klinikën Neonatologjike pasi që metoda e cila përdoret tani për përcaktimin e vlerave të bilurbinës bëhet me anë të gjakut e cila është metodë invasive dhe shpesh e dhimbshme për foshnjën. Me anë të kësaj metode të mëhershme mund të barten infeksione nga foshnja në foshnje, poashtu”, është shprehur Dr. Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në Prishtinë.