Klinika e Neonatologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga sot do të ketë një aparat ultra sonografi ( ultrazë) i cili do të lehtësoj diagnostifikimin e foshnjave të porsalindura, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net.
Ultrazëri është donacion nga Banka Raiffeisen dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Me rastin e dorëzim- pranimit të këtij donacioni, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, falënderoj donatorët, duke shtuar se ky donacion është i mirëseardhur për Klinikën e Neonatologjisë.
Robert Wright, drejtor i Raiffeisen Bank për Kosovë, theksoi në fokus të Bankës janë edhe ndihmesat dhe donacionet në fusha të ndryshme. Z. Ëright, potencoi se në fillim kanë qenë të fokusuar në investimet në fushën e sportit dhe kulturës, përderisa tani më shumë do të përkrahin shëndetësinë.
Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, vlerësoj shumë të rëndësishëm këtë donacion, duke theksuar se përmes tij do të bëhet më i lehtë diagonstimi i patogjive të ndryshme tek foshnjat e porsalindura.
Për rëndësinë dhe lehtësimin që do të bëhet përmes punës më këtë ultrazë, foli edhe ud. drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci.
-
SHSKUK pajiset me 26 ultrazë të tjerë për spitale dhe klinika
-
Klinika e Neonatologjisë bëhet me respiratorë të rinj
-
QKUK pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative për sallat e operacionit
-
QKUK bëhet me pajisje të reja me vlerë 3.5 milionë euro
-
Në Klinikën e Neonatologjisë dorëzohet aparati i bilirubinës për foshnje